FOTOLAJM/ Drama që po kalon Greqia nga zjarret këto ditë, në një shkrepje… Çifti i të moshuarve që humbi gjithçka  

Ai 89 vjeç dhe ajo 87 vjeçe nuk arritën të merrnin asgjë me vete, përveç qenit të tyre “Bella”.

Zjarri që ka përfshirë ishullin Evia në Greqi, mund të arrinte nga minuta në minutë në oborrin e shtëpisë së tyre.

Por ato i morën dhe u drejtuan për në Pefki, ku ndodhej trageti i mbushur me njerëz në rast se jepej urdhri i evakuimit.

Foto e tyre e shkrepur nga një fotoreporter i “Reuters” tregon gjithë dramën që mijëra grekë po përjetojnë ditët e fundit në pjesë të ndryshe të Greqisë.

Dhimbja e largimit nga shtëpia, prona të vëna me vite nga puna.

Image

”Georgios Liakos 89 vjeç dhe gruaja e tij Parisso Liakos 87 vjeç banorë të fshatit Pefki, po presin me qenin e tyre Bella, në kuvertën e trageteve e cila po pret në plazhin e fshatit për të ndihmuar në evakuimin e fshatit gjatë zjarrit në pyje në Veri. Evia, e Dielë 08 Gusht 2021”,- ishte përshkrimi i fotos që përmbledh në një fjali dramën e ditëve të fundit.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *