Një astronaut në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës ka bërë një foto unike të malit Everest nga hapësira.
Kjo foto unike e malit Everest, të realizuar nga një astronaut ndërsa Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës (ISS) qëndronte pothuajse vertikalisht mbi malin më të lartë në Tokë.
Maja e famshme, në lartësinë rreth 8848 metra mbi nivelin e detit, ndodhet në rrafshnaltën Qinghai-Tibet, zonë e njohur edhe si “Çatia e botës”.
Mali Everest vazhdon të rritet me një normë prej rreth një centimetër çdo vit, ndërsa korja e planetit ngrihet gradualisht nën mal për shkak të konvergjencës së pllakave tektonike indiane dhe euroaziatike.
Fotoja mahnitëse e malit Everest nga një kënd kaq i pazakontë është marrë me një aparat fotografik dixhital Nikon D5 dhe më pas është përmirësuar nga NASA.