Një aksident i frikshëm është shënuar pak momente më parë në aksin Pogradec-Lin pranë fshatit Piskupat.
Një furgon mallrash është përplasur në pjesën e pasme me një kamion që mesa duket ka bërë ndonjë frenim brutal të detyruar.
Pamjet e siguruara nga qytetarë të rastit, tregojnë se si është katandisur pas përplasjes furgoni, i cili ka marrë një goditje tepër të rëndë.
Por fatmirësisht drejtuesi i furgonit ka shpëtuar me disa dëmtime të lehta nga gjithë kjo përplasje brutale.
/Priza.al/