FOTOLAJM/ Iluzioni natyror formon mes reve fytyrën e ‘djallit’, adoleshenti fikson momentin e rrallë

Pamje të ‘jashtëzakonshme’, të cilat po bëjnë xhiron e rrjetit, janë filmuar nga një fotograf adoleshent në një qytet bregdetar Australian.

“Daily Mail” bën me dije se adoleshenti vetëm 14-vjeçar, quhet Jarvis Smallman, shkrepi fotografinë në Hopetoun javën e kaluar.

Aty duket një pamje e mrekullueshme e reve, të cilat duken se përmbajnë një fytyrë të frikshme që ngjan me një “kafkë” të njeriut ose më një imazh të djallit.

The amazing photo taken by teenager Jarvis Smallman at sunset in Hopetoun, Western Australia, which appears to show a face (pictured right) among the clouds

Imazhi gjithashtu paraqet një ylber që del nga formimi i reve të pluhurosura.

Adoleshenti tha se ishte shumë i lumtur që kishte fotografuar një pamje të tillë.

“U fotografua para perëndimit të diellit pas një dite në shkollë. Jam i kënaqur me këto pamje, janë të mrekullueshme”, – thotë ai.

/Burimi: Daily Mail/Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *