Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Glasgow të Skocisë, për konferencën e OKB-së mbi ndryshimet klimatike. Por këtë takim kryeministri Rama e ka shfrytëzuar edhe për të bërë disa takime me miq të rëndësishëm.
Një ndër ta duktë se ka qenë edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me të cilin kryeministri shqiptar ka gjetur kohën të pijë një kafe.
Të dy shihen të ulur në një kënd të vendit ku po mbahet konferenca, duke diskutuar. Në pamje ata duken të qeshur, teksa bisedojnë. Nuk dihet nëse humbja dhe dorëheqja e Zaevit, do t’u prishë dy liderëve planet e “Bllkanit te hapur”.
Më herët, Edi Rama, ndau me ndjekësit një video nga takimi me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Boris Johnson dhe sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.
/Priza.al/