FOTOLAJM/ Nuk mblodhi dot më shumë se 1000 vetë, Berisha shet protestën e Metës si të tijën ku ndodhet edhe Basha

Më pak se 1000 vetë ka mbledhur ish-Kryeministri Sali Berisha në protestën e sotme të organizuar prej tij para Kryeministrisë.

Por edhe njëherë sot, Sali Berisha ka tentuar të manipulojë opinionin publik. Ai ka postuar në Facebook një foto nga protesta e 2 marsit të 2020 e organizuar nga Ilir Meta, ku duken me mijëra protestues në shesh, duke tentuar të tregojë se ata protestues janë mbledhur sot në protestë e thirrur prej tij. Në foton që ka hedhur, Beishës i ka shpëtuar edhe një detaj, pasi aty duket edhe kreu i PD-së Lulzim Basha, i cili ndodhet në krah të Fatmir Mediut.

“Shqipëria e tëra në protestë! Dhjetëra mijëra qytetarë vërshojnë në protestën historike në mbrojtje të interesit dhe pasurisë kombëtare! Nderim protestueseve të pamposhtur “, shkruan Berisha.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *