Korçarët shquhen për nikoqirllëkun e tyre por edhe për humor të hollë. Ata janë aq nikoqirë sa edhe automjetet e vjetra dinë t’i mbajnë mirë për një kohë të gjatë, duke u kujdesur dhe duke i përdorur jo keq.
Por ka edhe nga ata që për të kursyer “një çiçkë”, e lajnë rrallë autoveturën, duke e lënë që pluhuri dhe balta t’i ndryshojnë edhe ngjyrën për një kohë të gjatë.
Kjo duket se ka ndodhur edhe me një qytetar nga Korça, të quajtur Gëzim, miqtë e të cilit i kanë nisur këtë foto ekskluzive “Priza.al”, duke na thënë se ai “është ca dorë shtrënguar kur vjen fjala te makina”.
Sipas miqve të tij që kanë dashur të bëjnë një shaka në rrjet, Gëzimi që me përkëdheli i thërrasin “Gëzkë”, përveç se përdor prej një kohë të gjatë një autoveturë “Volkswagen Golf 2” që e ka sjellë nga Greqia në Shqipëri, kujdeset për të por nëë mënyrën e tij…
“Gëzka e riparon kur nuk i ndizet më. I bën gjërat më të domosdoshme makinës… Dhe pak si shpesh harron edhe ta lajë”,- kanë thënë me humor miqtë e tij për “Priza.al”.
Duke i postuar një foto në rrjetet sociale, ata për humor i kanë shkruar edhe në xhamin e pasmë të mbuluar nga pluhuri mesazhin: “Po laje bre Gëzkë, ce e ke zgjyrë…”
Edhe ne shpresojmë se Gëzimi do ta ketë parasysh këshillën e shokëve.
/Priza.al/