“Edi Rama dhe Lulzim Basha edhe kur janë në Shtëpinë e Zotit nuk ndjekin meshën, por i shkruajnë njëri-tjetrit mesazhe”.
Kështu shkruan lideri i demokratëve, Sali Berisha, i cili ka postuar edhe një foto të Bashës dhe Ramës gjatë meshës së përurimit të Arqipeshkvit të ri metropolitan, Imzot Arjan Dodaj, mbajtur në katedralen e “Shën Palit” në Tiranë.
“Edhe në Shtëpinë e Zotit në vend të ndjekin meshën, flasin me njeri tjetrin! Zoti i …..!’,- shkruan Sali Berisha në një status në profilin e tij në “Facebook”.
Nga foto e postuar nga Berisha, kryedemokrati Basha është i ulur në një cep të stolave ku përpara ka Presidentin Ilir Meta dhe në krah të majtë Edi Ramën, por një resht më parë.
Si kryeministri Rama ashtu dhe kryedemokrati Basha, edhe pse është një meshë jubilare, ata e kanë mendjen e mesazhet e telefonave, por nuk dihet saktë nëse janë duke komunikuar me njëri-tjetrin, apo me dikë të tretë.
/Priza.al/