Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është mjaft aktive dhe ndan me ndjekësit imazhe e video të ndryshme.
Ajo së fundmi ka ndarë një fotosesion, në të cilin ka marrë vëmendje me paraqitjen provokuese.
Zeshkania shfaqet e veshur tërësisht në të zeza me një fustan të tejdukshëm, ku ka zbuluar pak më shumë se ç’duhet.
“Hajde o shpirt veç kallzo unë ty kur ta kom prish?”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit.
Të shumta qenë komplimentet që mori në sesionin e komenteve nga miqtë e ndjekësit.
Bukuroshja po shijon së fundmi suksesin e këngës së re “Copa Copa”, të cilën e solli një muaj më parë në bashkëpunim me Alban Skënderajn.
Ky projekt i tyre për kaq kohë të shkurtër mblodhi mbi shtatë milionë klikime në YouTube.