FOTOT/ A është shtatzënë Marina Vjollca? Më në fund zbulohet e vërteta

Thashethemet për shtatzëninë e Marina Vjollcës datojnë që prej 2018-ës, herë nga një lajm i rremë dhe herë të tjera nga foto “të dyshimta” ku moderatorja “prekte barkun në foto”. Edhe së fundmi, e njëjta gjë ka ndodhur me foton e fundit të Marinës.

Sidoqoftë, kësaj radhe lajmi është i vërtetë, shkruan Anabel. Marina Vjollca dhe Getoar Selimi do të bëhen prindër për herë të parë. Kohët e fundit, dyshja nuk ka qenë më aq aktive me fotot e postuara zakonisht gjatë pushimeve të verës. Për më tepër, Marina mungonte dhe në episodet e fundit të “Klanifornias”, gjë që i shtoi dhe më shumë dyshimet e njerëzve për shtatzëninë.

 

“Ku është Marina?!”, “Duhet të jetë shtatzënë sepse së fundmi vishte fustane të fryrë te barku, ndërsa tani nuk është më”, janë disa prej komenteve në YouTube.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *