Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në rrugën e Kombit. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në afërsi të Fanit, në Mirditë. Nga përplasja e mjeteve raportohet për persona të plagosur. Makinat e përfshira në aksident janë një ‘Audi Q7’ dhe një ‘Volkswagen Pasat’.
Sipas dëshmitarëve në terren, policia dhe ambulanca janë vonuar shumë për të shkuar në vendin e ngjarjes.
/Priza.al/