Danimarkë/ Për të mbrojtur kryeqytetin Kopenhagen nga përmbytja (për shkak se ndodhet nën nivelin e detit) me anë të një ligji të miratuar nga parlamenti është vendosur të ndërtohet një gadishull artificial.
Gadishulli që pritet të ndërtohet, do të marrë emrin Lynetteholm dhe përveç se do të mbrojë qytetin nga përmbytjet, do të krijojë edhe hapësirë jetese për 35 mijë banorë. Gadishulli do të ndërtohet midis Refshaleoen dhe Nordhavn.
Gadushulli artificial pritet të përfundojë në vitin 2070, do jetë tre kilometra katrorë dhe do t’i duhen 80 milionë tonë dhé, si edhe 28 milionë metra kub rërë për t’u mbushur.
Kjo do të thotë që 350 kamionë do të duhet të kalojnë nëpër qytet për në vendin e ndërtimit çdo ditë për 10 vitet e ardhshme.