Kohët e fundit Gerard Pique është bërë një personazh i rregullt në shtypin e thashethemeve. Nëse marrëdhënia e tij me Shakirën tashmë ka marrë fund, ai duket se menjëherë ka nisur një marrëdhënie të re, nisur edhe nga fotot e publikuara së fundmi.
Mbrojtësi i Barcelonës aktualisht po shijon një lidhje me një të re të quajtur Clara Chía, me të cilën është fotografuar dhe me të cilën nuk fshihet më. Dëshmi për këtë janë pamjet që programi ‘Socialité’ transmetoi ekskluzivisht të shtunën, ku shihej sesi katalanasi puthte partneren e tij.
Imazhet e publikuara duket se kanë mërzitur Shakirën. Dhe kjo është se ka parë babain e fëmijëve të saj me të dashurën e tij në publik, çka ndikon shumë te fëmijët. Në shtator do të fillojë gjyqi mes Pique e Shakirës për kujdestarinë e fëmijve dhe ndarjen e pasurive që i kanë blerë së bashku.