FOTOT/ Falja e Namazit, pamjet që nuk u shfaqën në media, lidhur me besimtarët

Sot besimtarët myslimanë festojnë Fiter Bajramin. Besimtarët myslimanë shqiptarë ashtu si në gjithë botën falën Namazin, por këtë vit duke iu kthyer festimeve siç e kërkon tradita, pa masa anti-covid.

Kjo ditë është festë e shënuar në kalendarin islam, pasi celebrojnë një muaj pas agjërimit dhe faljes së namazit të teravitëve, traditë e këtij Muaji të Shenjtë. Pas faljes së mëngjesit, rituali vazhdon me prerjen e kurbanit duke vijuar me urimet.

Besimtarët myslimanë në kryeqytet falën namazin para Sheshit Skëndërbej në orën 06:20, siç edhe është bërë zakonisht.

Pse festohet Fiter Bajrami?

Fiter Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri Fiter Bajram vjen nga fakti se myslimanët para ditës së Bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, dhe në këtë mënyrë festojnë së bashku.

Zoti ligjësoi në fund të muajit të Ramazanit festën e Fiter Bajramit, gëzim për myslimanët, ashtu siç ligjësoi festën e Kurban Bajramit në ditën e dhjetë të muajit Dhul-Hixhxhe.

Festa e Bajramit manifestohet duke falur namazin e Bajramit.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *