Pamjet e mëposhtme janë nga parrullat në protestën e sotme. Në një prej tyre shkruhet “Iku koha e rrufjanëve”, ndërkohë që në foto shihet ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha si dhe kryeministrin Edi Rama.
Ndërkohë që në një tjetër slogan shkruhet ‘Duam të jetojmë në Shqipëri”, ‘Boll vodhe. IK’ si dhe ‘Siç pikturon edhe qeverisë’.
Protesta e Partisë Demokratike ka nisur. Kryedemokrati Sali Berisha ka dalë në shesh bashkë me mbështetësit e tij. Bulevardi përballë kryeministrisë është mbushur me mijëra qytetarë që do të protestojnë kundër qeverisë. Nga ana tjetër janë marrë edhe masa. Kryeministria i ka dyert e blinduara, dritareve të ministrive u janë vendosur tela në dritare. Është bërë edhe e kërpudhës, një vepër dhuratë nga autori Carsten Höller, dhuruar kryeministrisë gjatë vizitës së tij në Tiranë. Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark” është bllokuar qarkullimi rrugor për automjetet prej orës 16:00.