FOTOT/ Ja kush është talebani i frikshëm për ‘kokën’ e të cilit SHBA ofron 5 milionë dollarë

SHBA ofron 5 milionë dollarë (3.6 milion £) për kapjen e Khalil Haqqani, i cili është pjesë e grupit ekstremist Haqqani. Ai është vëllai i udhëheqësit të rrjetit Haqqani Jalaluddin Haqqani dhe xhaxhai i nënkryetarit të talebanëve Sirajuddin Haqqani.

Rrjeti Haqqani është një nga grupet militante më të fuqishme dhe më të frikshme të rajonit dhe është përgjegjës për disa nga sulmet më të dhunshme kundër forcave afgane dhe aleatëve të tyre perëndimorë vitet e fundit.

Khalil Haqqani ditëve të fundit është fotografuar në kryeqytetin afgan Kabul, përpara bisedimeve për formimin e një qeverie të re dhe sot për sot është një ndër njerëzit më të kërkuar nga SHBA-ja. Haqqani shihet i rrethuar nga shumë burra të armatosur dhe të veshur si ushtarë.

Talebani më i kërkuar nga SHBA-ja teksa ka folur dje për një fotograf të New York Times, është shprehur se vendi ishte në paqe dhe gazetarët dhe gratë do të ishin të sigurt.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *