Modelja dhe ylli i televizionit, Natacha Rodrigues ka pohuar se ka qenë në një lidhje me futbollistin e famshëm, Cristiano Ronaldo, përpara se ky i fundit të njihej me Georgina Rodriguez. Sipas saj, Ronaldo kontaktuar me të në vitin 2015, kur ai ishte beqar dhe sapo ishte ndarë nga modelja ruse, Irina Shayk.
Në një intervistë për ‘The Sun’ ajo ka pohuar se ylli portugez i ka dëguar mesazhe dy muaj përpara se te kryente marrëdhënie seksuale me të. Mes gjithë të tjerave, ajo ka paralajmëruar bashkëshorten e Cristiano Ronaldos se duhet te ketë kujdes pasi mund të përfundojë siç përfundoi ajo, pra u hodh në rrugë nga futbollisti.
‘Cristiano më hodhi poshtë, ai mund ta bëjë të njëjtën gjë me Georgina-n. Futbollistët profesionistë marrin shumë vëmendje nga gratë e bukura. Do të jetë njësoj në Manchester, ashtu siç ishte në Europë. Ronaldo do të ishte një mundësi e madhe për këdo dhe Georgina duhet ta mbajë nën kontroll nëse do të ketë besim mes tyre dhe një të ardhme për ta’- u shpreh ajo.
Ylli i televizionit ka rrëfyer se i janë dashur katër vite për të kapërcyer këtë fakt, pasi Ronaldo e bllokoi atë nga rrjetet sociale.
‘Unë u lëndova nga mënyra se si ai më hodhi tutje, duke më bllokuar në Instagram pasi fjetëm bashkë. Edhe tani më dhemb akoma,’- ka përfunduar ajo.
/Burimi: The Sun/Përshtati: Priza.al/