Ka nisur protesta kombëtare të thirrur nga PD, mijëra njerëz shihen të kenë mbushur bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe sheshin përpara kryeministrisë.
Deri tani pjesëmarrja duket të jetë masive, ndërkohë që ish-kryeministri Sali Berisha u prit me ovacione nga të pranishmit.
Mijëra njerëz janë nisur dhe nga rrethet e tjera të vendit, duke iu përgjigjur pozitivisht ftesës së Berishës për protestën, e cila është e para që prej rikthimit të tij në krye të PD-së.