Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi sot në Shkodër. 34-vjeçari Kolë Manaj qëlloi partneren e tij me armë zjarri dhe më pas vrau veten.
Partnerja Anila Ndoka është plagosur rëndë. Ajo ka marrë një plumb në kokë dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Anila Ndoka paraprakisht raportohet se ishte nënë e 3 fëmijëve dhe prej 6 vitesh ishte e divorcuar. Prej 5 vitesh bashkëjetonte me Kolë Manajn. Ngjarja ndodhi brenda në makinë.