Sa herë që kryeministri shqiptar Edi Rama ka veshur xhupin me stemën e klubit më pas ai ekip futbolli ka humbur ndeshjen. Kaq ka mjaftuar që rrjeti të mbushet me meme, ku të gjithë pyesin duke qeshur se cili xhup e ka radhën, ose më mirë, cili ekip.
Mallkimi është përsëritur edhe me Bayern Munich.
Disa ditë pas Rama u shfaq me xhupin e Bayernit, ekipi gjerman u eliminua nga Villareal.
Ekipi modest spanjoll më herët i kishte eliminuar edhe skuadrën e zemrës së kryeministrit, Juventusin.