Një autobus me targa të Kosovës doli jashtë autostradës afër Slavonski Brod ku kanë vdekur të paktën dhjetë pasagjerë. Autobusi ishte i linjës Frankfurt-Prishtinë dhe kishte rreth 60 pasagjerë.
Siç raportojnë mediat kroate, sipas informacionit të fundit nga policia numri i personave që kanë humbur jetën deri tani është dhjetë.
Informacioni i parë i policisë ishte rreth tre të vdekur, por më pas numri i të vdekurve u rrit në tetë, dhe pastaj policia raportoi për dhjetë të vdekur.
“Situata është shumë e vështirë dhe ka ende një numër të madh të pasagjerëve që janë në rrezik për jetë”, tha Damir Brezic, një zëdhënës i policisë së qarkut Brod-Posavina.
“Gjatë hetimit, policia përcaktoi se ishte një autobus me kombësi të Kosovës dhe targa regjistrimi gjersa sipas informacionit aktualisht të disponueshëm, 10 persona vdiqën në aksidentin e trafikut, ndërsa dhjetëra u transportuan në spitalin në Slavonski Brod për ndihmë mjekësore”, njoftoi policia.
Për shkak aksidentit, trafiku në autostradën A3 Bregana-Lipovac midis kryqëzimeve Slavonski Brod perëndim dhe Slavonski Brod lindje në drejtim të Lipovac është ndaluar.
Sipas SB Online, një polic kroat në vendin e ngjarjes tha se në autobus ishin rreth 60 vetë. “Ishte plot”, tha ai. Polici zbuloi se rreth 30 persona janë dërguar me urgjencë në spital.
Ai thotë se mosha e të vdekurve dhe të plagosurve ende nuk dihet teksa nuk dëshironte të spekulonte për këtë.
“Ky është një aksident i rëndë automobilistik. Unë mendoj se është një nga më të vështirët që kam parë”, tha ai.
Ndërkohë, Ministri i Shëndetësisë së Kroacisë, Vili Berosh raportohet se ka shkruar në vendin e ngjarjes.
“Shkaqet e aksidentit mund të merren me mend tani për tani, por asgjë definitive nuk mund të thuhet”, thonë autoritetet kroate.