FOTO+VIDEO/ Avioni përplaset me një tufë zogjsh, motori merr flakë/ Pamjet kur Ryanair zbret në pistë i mbuluar me gjak dhe pupla

Ky është momenti kur një avion i Ryanair goditi një tufë çafkash teksa u ul në Bolonjë të Italisë, duke i vënë flakën njërit prej motorëve të tij dhe duke e mbuluar aeroplanin me gjak dhe pupla.

Fluturimi i Ryanair u nis nga Londra Stansted më 24 nëntor dhe po i afrohej pistës në aeroportin Marconi të Bolonjës rreth orës 23:30 kur u përplas me zogjtë.

Disa nga çafkat u përplasën në xhamin e përparmë të avionit, duke spërkatur gjak dhe pupla përgjatë hundës së aeroplanit dhe duke errësuar shikimin e pilotit, ndërsa të tjerët u “thithën” nga motori i tij i djathtë.

Kështu motori u dëmtua rëndë, duke bërë që flakët të dilnin nga poshtë krahut të djathtë. Por për fat të mirë, pilotët arritën ta sillnin aeroplanin në tokë të sigurt dhe askush në bord nuk u lëndua. Aeroplani ishte një Boeing 737-800 i Ryanair që operonte nga Londra Stansted në Bolonjë, sipas raporteve të mediave lokale.

Bolonja ndodhet në rajonin Emilia-Romagna në Italinë veriore, e cila është e njohur për lagunat, lumenjtë dhe ligatinat e pasura të saj, të cilat strehojnë një gamë të ndryshme të kafshëve të egra.

Një inspektim i aeroplanit në asfalt pas ngjarjes tronditëse zbuloi se tufa e çafkave jo vetëm që ishin “thithur” nga motori i djathtë – duke e dëmtuar rëndë atë – por se disa zogj kishin goditur edhe motorin e majtë.

The windshield of the plane was plastered in blood and matted feathers after the Ryanair Boeing 737-800, on a flight from London Stansted to Bologna, Italy, crashed into a flock of herons as it came into land on November 24

Several of the birds were sucked into the right engine of the aircraft, causing it to fail and blast flames out from under the wing

Flames can be seen spurting from the back of the right engine as the plane comes in to land

Some of the birds' carcasses were plucked off of the plane after it had come into land, but feathers were plastered all across the plane's fuselage

Airport staff plucked the poor birds from in between the blades of the engine turbine and carted them away

Images showed the remnants of the birds plastered across the plane's fuselage and stuck in door handles and wing flaps

/Burimi: DailyMail/ Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *