Në botë kë ende shumë njerëz të mirë dhe solidarë… Pamjet e mëposhtme tregojnë momentin që disa qytetarë në SHBA, kanë parandaluar një fatkeqësi.
“NYPost” shkruan se një burrë, i cili po drejtonte makinën e tij, pësoi një krizë shëndetësore dhe ra pa ndjenja mbi timonin e makinës në lëvizje.
Teksa disa qytetarë e vunë re këtë gjë, ata vrapuan me çfarë kishin në dorë për të ndaluar makinën. Fillimisht me sende të forta ata thyen xhamat e makinës, dhe arritën që të ndalonin makinën dhe të nxirrnin të sigurt shoferin prej saj.
Pas dërgimit në spital, drejtuesi i mjetit erdhi në vetë, dhe momentalisht është mirë.
Ndërkohë që në vendngjarje ishte edhe pastori i Atlantas Qua Tucker, i cili u shpreh se ishte bukur që të shihte njerëzit që ndihmonin njëri-tjetrin.
“Ishte bukur të shihje njerëz që bashkoheshin për të ndihmuar dikë, pa dallim race, seksualiteti apo pikëpamjesh politike. Njerëz që nuk e njihnin fare njëri-tjetrin u bënë bashkë”,- tha pastori.
/Burimi: Daily Mail/Përshtati: Priza.al/