FOTO+VIDEO/ Çunat e Laçit bllokojnë superstradën dhe imitojnë ‘Fast&Furious’. Organizoi i garës me autovetura sportive, vetëm gjobitet  

Bllokimi i superstradave ose rrugëve kryesore për tekat apo qejfet e disa përdoruesve të rrugës, po bëhen një modë dhe një shfaqje e radhës e arrogancës dhe superioritetit të disa tipave në Shqipëri.

Për herë e më shumë nga vendi që konsiderohet si “rumpalla” e Europës, vijnë foto dhe video që bëhen virale në rrjetet sociale, ku njëri qëllon me kallashnikov, tjetri bllokon superstradën me autovetura luksoze, ndërsa tani në disa zona të vendit rrugët kombëtare po përdoren edhe si pista garash sportive.

VIDEO - EMRI/ “Fast and Furious” te “Mbikalimi i Patokut”, policia procedon penalisht dhe gjobit me 1.5 milionë lekë 35 vjeçarin nga Tirana, organizoi gara dhe pengoi qarkullimin e mjeteve

Në gjithë këtë mesele tekash dhe prototipash që gjenerojnë famë dhe para kryesisht nga tregtia e narkotikëve, reagimi dhe veprimi i strukturave të policisë dhe atyre ligj-zbatuese është fare minimal dhe tepër i vonuar.

Madje në shumë raste ai bëhet edhe qesharak dhe fyes për uniformën e shtetit.

Bllokuan austostradën në Lezhë dhe zhvilluan gara sportive, procedohet penalisht dhe gjobitet me 150 mijë lek 35-vjeçari

Kjo ndodhi edhe me episodin më të fundit në superstradën Lezhë-Mamuras, ku pas një bllokimi që disa individë i bënë për disa kohë për zhvillimin e një gare, Policia e Shtetit u kujtua vetëm që të gjobisë organizatorin.

Pas kësaj videoje të publikuar në rrjete sociale, ku shfaqen disa drejtues mjetesh që kishin bllokuar aksin rrugor Lezhë-Mamurras, për të realizuar gara sportive, ka ardhur edhe një reagim nga ana e policisë.

Video/ Gara me makina te mbikalimi i Patokut, procedohet organizatori - Opinion.al

Përmes një njoftimi zyrtar, policia bën me dije se është identifikuar dhe proceduar penalisht dhe është gjobitur me 150.000 lekë njëri prej drejtuesve të mjeteve, i cili ishte edhe organizatori i garës.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe automjetin në pronësi të shtetasit E.K., i cili e kishte dërguar atë në një servis, për ta çmontuar.

Gara me mjete në Mamurras/ Videoja në Instagram 'dogji' të rinjtë, i gjeti Policia –

“Penguan qarkullimin e mjeteve të transportit rrugor, për të realizuar gara sportive, prishën rendin dhe qetësinë publike, organizuan grumbullime dhe më pas postuan video në rrjete sociale, shërbimet e Policisë identifikojnë dhe procedojnë penalisht dhe administrativisht njërin nga drejtuesit e mjeteve, i cili ishte organizatori i garës dhe shpallin alert mjetin tjetër.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe automjetin në pronësi të E.K., i cili e kishte dërguar atë në një servis, për ta çmontuar, por pa specifikuar nëse mjeti në fjalë u sekuestrua apo jo nga policia.

Top Channel/ Organizoi gara sportive te mbikalimi i Patokut, procedohet dhe gjobitet organizatori - YouTube

“Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqeshin drejtues mjetesh që kishin ndaluar mjetet e tyre, me qëllim për të realizuar gara sportive, në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, tek ‘Mbikalimi i Patokut’, duke penguar lëvizjen e lirë të mjeteve të tjera, duke prishur rendin e qetësinë publike dhe duke organizuar grumbullime të njerëzve, shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë, falë veprime të shpejta hetimore kanë bërë të mundur identifikimin e njërit prej drejtuesve të mjeteve.

Në vijim të veprimeve hetimore, filloi procedimi penal për shtetasin E.K., 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale ‘Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit’, ‘Prishja e rendit dhe qetësisë publike’, ‘Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime’ dhe ‘Kundërshtimi i punonjësit të Policisë’”,- thuhet në njoftimin e policisë.


/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *