Reperi Drake shkoi në një klub striptizmi një ditë pasi nëntë persona u plagosën për vdekje në koncertin e Travis Scott në Astroworld në Hjuston.
Në postimet e së shtunës së kaluar, të cilat janë fshirë nga klubi, por vazhdojnë të qarkullojnë në internet, kërcimtarët mund të shihen të rrethuar me para në klubin e striptizimit Area 29.
Postimet e klubit thanë se fotot ishin bërë të shtunën, me yllin e Instagramit, DJ Akademics që pretendonte se Drake ka shpenzuar 1 milion dollarë për kërcimtaret ekzotike ndërsa ishte atje.
Fotot në Instagram gjithashtu tregojnë qartë dyshemenë e klubit të mbuluar tërësisht me kartëmonedha dollarësh.
Klubi shkruajti në postim: “2 kate të mbuluara me para dhe çdo kërcimtare që punoi mbrëmë shkoi në shtëpi e lumtur faleminderit të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen.”
Në një klip tashmë të fshirë të parë në fillim të javës, DJ Akademiks postoi një video të rreth nëntë kërcimtareve që argëtoheshin teksa numëronin paratë e tyre.
Një burrë bërtet: ‘Thuaj faleminderit Drake!’. ‘Faleminderit Drake!’ përgjigjen gratë.
Drake dihet se ishte i rregullt në klub dhe e kishte vizituar javën para tragjedisë, sipas The Sun.
/Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Priza.al/