Teknologjia po ecën me ritme aq të shpejta sa pas disa dekadash njerëzimi nuk dihet se ku do të ketë shkuar. Shpikjet që vijnë nga vendet e zhvilluara po bëjnë që konsumatorët të çmenden pas risive më të fundit të shkencës.
E tillë është edhe kjo motoçikletë fluturuese që mund të udhëtojë me shpejtësi 100 km/h deri në 40 minuta, por dhe fluturon si një helikopter.
Mjeti do të dalë në shitje për më pak se 682,000 dollarë vitin e ardhshëm.
“Xturismo”, ideja e startup-it “ALI Technologies” të dronëve me bazë në Tokio, u zbulua gjatë një fluturimi testues në një pistë të zbrazët hipodrom, në rrëzë të malit Fuji.
“Daily Mail” shkuran se, firma po planifikon të prodhojë një seri të kufizuar prej 200 motoçikletash për një drejtues, që peshojnë 300 kg secila. Ato priten të hidhen në treg gjysmën e parë të vitit 2022.
Krahas përdorimit si pjesë e aktiviteteve të kohës së lirë, motoçikleta ka potencial për të ndihmuar në shpëtimin e njerëzve nga aksidentet në det, sipas një deputeti japonez.
Funksionimi i “Xturismo” mundësohet nga një motor me djegie të brendshme dhe mbahet lart nga dy helika kryesore, të cilat ndodhen aty ku rrotat do të ishin në një motoçikletë konvencionale.
Ndërkohë, katër helika ndihmëse të vendosura në cepat e mjetit, sigurojnë stabilizim. Sipas “ALI Technologies”, mjeti “Xturismo” përdor të njëjtën teknologji të kontrollit të lartësisë, që firma përdor tashmë në dronët e saj pa pilot, duke siguruar një fluturim të qetë kur është në lartësi.
/Burimi: Daily Mail/Përshtati: Priza.al/