FOTO+VIDEO/ E derdhi vetë karrocën me perime. Ja e vërteta e historisë së gjyshes që bëri xhiron e rrjetit…        

Sot një video në pamje të parë dramatike dhe e dhimbshme, ka bërë xhiron e rrjeteve sociale dhe ka marrë komente dhe shikime në çdo portal.

Në këtë video shikohej një grua plakë e cila pretendon se ishte 80-vjeçare, e cila po tregtonte në një prej trotuareve të Tiranës produkte bujqësore në një karrocë të improvizuar, dhe që befas është dukur sikur Policia Bashkiake i ka hedhur në rrugë produktet e saj.

Në video shikohet e moshuara që mbante një shami të bardhë në kokë, e cila nis të bërtasë dhe të ofendojë efektivët e bashkisë, në një kohë që ka tentuar të largohet duke marrë karrocën e saj me rrota.

Por “Priza.al” ka siguruar foto dhe një video ku shikohet qartë se si e vërteta është krejt ndryshe nga sa u shit nga shumë portale dhe media sociale, në përpjekje për ta nxjerrë plakën e gjorë edhe më të gjorë nga sa është.

No description available.

Nga pamjet e videos së xhiruar nga një kalimtar, shihet qartë se nuk ka pasur në asnjë moment asnjë sulm fizik apo verbal nga efektivët e bashkisë ndaj të moshuarës, dhe se ajo i ka hedhur vetë produktet e saj në rrugë (mbase në shenjë proteste), por kurësesi nuk ka qenë Policia Bashkiake që ka bërë një xhest të tillë.

Madje në rrugë edhe pse në sfond shikohet një automjet i Policisë Bashkiake të Tiranës, aty nuk ka fare prani të efektivëve në momentin kur e moshuara hedh në mes të rrugës produktet që tregtonte.

Asnjë njeri nuk do të kënaqej kur shikon pamje të tilla në rrugët e qytetit tonë, madje askush nuk do që asnjë person i ri apo i vjetër të bëhet objekt i dhunës policore.

No description available.

Qytetarët me të drejtë indinjohen nga pamje që serviren ndryshe në mediat dhe portalet, por a nuk do të ishte më e udhës që gjërat të pasqyroheshin me transparencën e duhur?

Ditët e fundit ka shpërthyer një histeri kolektive, kryesisht e nxitur nga media të caktuara sociale mbi Bashkinë e Tiranës dhe mbi Policinë e saj Bashkiake. Ata nuk janë njerëz të përsosur, por do të ishte e udhës që ata të ndihmoheshin që ta bënin më mirë punën e tyre, madje edhe me kritika dhe ankesa, por në formë qytetare, pasi ata paguhen me taksat tona dhe duhet të na shërbejnë të gjithëve.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *