FOTO+VIDEO/ Forca speciale pranë kufirit me Kosovën, avionë të ‘çuditshëm’ mbi qiejt e Ballkanit. Po e spiunon Moska stërvitjen e NATO-s?  

Rivaliteti mes dy superfuqive të vjetra që bënë edhe “Luftën e Ftohtë” është rindezur befas në ditët e fundit dhe për protagonist ka edhe Shqipërinë.

Pikërisht në vendin tonë po zhvillohet prej ditësh stërvitja e madhe e NATO-s, “Defender Europe 21”, por një aktivitet kaq i madh ushtarak nuk kishte se si të mos i trembte rivalët ushtarak të Perëndimit.

E pra sot Rusia dhe Serbia filluan zyrtarisht një stërvite të përbashkët ushtarake, ku përveç armëve të shumta që po provohen, në qendër të saj ka qenë angazhimi dhe testimi i trupave elitë të dy ushtrive dhe shërbimeve të tyre inteligjente, me objektiv “shuarjen e menjëhershme të konflikteve në rajon”.

Por ajo që ka shqetësuar më shumë NATO-n dhe disa prej vendeve të përfshira në “Defender Europe 21”, duket se ka qenë aktiviteti i trupave elitë serbo-ruse pranë kufirit me Kosovën, gjoja në kuadër të stërvitjes, si dhe fluturimi i avionëve të paidentifikuar në qiejt e Ballkanit Perëndimor.

Për këtë të fundit, të parat mediat kroate por më pas edhe portale të ndryshme në Shqipëri, kanë shkruar këto ditë mbi fluturime aeroplanësh të “paidentifikuar”, madje edhe rrotull Shqipërisë, përveç avionëve civil dhe atyre të NATO-s që merrnin pjesë në stërvitje.

Nuk mund të thuhet nëse Rusia duke shfrytëzuar praninë e saj në Serbi po “spiunon” nga distanca stërvitjen e përbashkët të vendeve të NATO-s që po zhvillohet në Shqipëri, por ajo që është e sigurt është se Moska dhe Beogradi po tregojnë gjithsesi forcën e tyre në rajon.

Sipas medias ruse “Vostok.rs”, si pjesë e stërvitjeve të përbashkëta taktike ruso-serbe në Republikën e Serbisë, ushtarët rusë dhe serbë filluan të kryenin detyrat praktike të stërvitjes anti-terroriste.

“Një nga detyrat kryesore është të përpunojnë rendin e veprimeve të përbashkëta, si dhe të arrijë koordinimin maksimal të forcave në ekzekutimin e detyrave. Grupet taktike të forcave speciale të Rusisë dhe Serbisë, kanë përpunuar plotësisht çështjet e përgatitjes për zbatimin e detyrave anti-terroriste”,- raportonte media ruse.

Gjatë ditës së parë të kësaj stërvitjeje, ndërsa përmbushnin detyrat e caktuara, njësitë kërkuan për “grupe terroriste” të mundshme në tokë dhe sulmuan bazën e militantëve të improvizuar.

“Duke demonstruar aftësi luftarake dhe profesionalizëm, njësitë e forcave speciale të forcave të armatosura të Serbisë dhe Rusisë kryen me sukses të gjitha detyrat e caktuara”,- vlerësonin me superlativa mediat serbe.

Për të krijuar një situatë sa më afër një lufte të vërtetë, ata përdorën shënjestra statike dhe dinamike të llojeve të ndryshme. Ushtrimi i përbashkët taktik ruso-serb do të zgjasë deri më 25 maj 2021.

“Në ceremoninë e hapjes, palët theksuan rëndësinë e aktiviteteve të përbashkëta stërvitore luftarake për zhvillimin e bashkëpunimit midis forcave speciale të forcave të armatosura serbe dhe ruse në luftën kundër terrorizmi. Nga ana ruse, 200 ushtarë dhe 11 njësi të pajisjeve nga forcat speciale të Rrethit Ushtarak Perëndimor (ZVO) ishin të përfshirë në stërvitje”,- citonin mediat ruse.

Serbian military show "Freedom 2019" held in Belgrade - Xinhua |  English.news.cn

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *