FOTO+VIDEO/ Gjarpri hyn në kafazin me papagaj në lokalin në Tiranë. Gëlltit zogjtë dhe tmerron klientët që shpëtuan…    

Ajo që ka ndodhur sot në verandën e një lokali përgjatë “Rrugës së Elbasanit” në Tiranë, po të mos kishte protagonistë shqiptarë, do të dukej sikur ishte një video nga Brazili, Tailanda apo Vietnami.

“Priza.al” ka siguruar sot dy video dhe foto të tjera ekskluzive, të shkrepura në orët e para të mëngjesit, në verandën e një lokali në kryeqytet, ku një prej kolegëve tanë sapo kishte shkuar për të pirë kafenë e mëngjesit, para nisjes së punës.

Klientët dhe pronarët e këtij lokali që për arsye etike nuk po ja themi emrin, janë tmerruar dhe kanë mbetur të tronditur kur kanë parë pamjen e llahtarshme, se si një “mik i paftuar” u kishte bërë vizitë që në mëngjes.

No description available.

Një zvarranik kishte mundur të hynte nga pema në kafazin e një familje papagallësh duke bërë një “alamet gostie” që në mëngjes me mish zogu.

Siç shihet edhe nga video e siguruar nga “Priza.al”, gjarpri rreth 1 metër i gjatë me ngjyrë ulliri, kishte mundur që të futej brenda një prej kafazeve që pronarët mbanin për qejf me zogj ekzotik, dhe aty kishte mundur që të hante të voglin dhe nënën e tij, në një kohë që nuk po mundte të gllabëronte edhe babanë, ose papagallin mashkull.

No description available.

Ky i fundit në tentativë për t’i shpëtuar zvarranikut po mundohej të rezistonte duke fluturuar brenda kafazit.

Ishte ndërhyrja e pronarit që mundi të hapë derën e kafazit, ajo që i shpëtoi jetën papagallit nga zvarraniku i uritur.

No description available.

Nga fotot dhe video e siguruar nga “Priza.al”, shihet qartë se pasi mbushi stomakun me të paktën dy zogj (papagaj të vegjël), gjarpri nuk po mundte më të lëvizte si më parë dhe mbeti i mbyllur dhe i bllokuar në kafaz.

Pronari i lokalit me gjithë dëmin që i shkaktoi zvarraniku, nuk pranoi ta vriste, por tha se do ta mbante në një vend më të sigurt për t’ua treguar këtë edhe klientëve, apo edhe studiuesve të mundshëm që do të kishin kuriozitetin ta shikonin zvarranikun.

No description available.

Këto pamje dhe video ekskluzive, të denja për filmat dokumentar të “National Geographic”, që nëse dikush do t’i shikonte do të kujtonte se janë bërë në vendet tropikale, tregojnë edhe një herë se zgjerimi i qyteteve tona drejt hapësirave rurale, po na fut të territoret e kafshëve dhe shpesh do të përballemi me të tilla pamje.

Në muajt dhe javët e fundit kanë qenë të shumta videot dhe fotot që qarkullojnë në rrjetet sociale, të shkrepura nga banorë të kryeqytetit që kanë filmuar sidomos në zonat pranë Parkut të madh të Liqenit Artificial gjarpërinj të ndryshëm.

No description available.

Por stina e verës është dhe stina kur këto kafshë me gjak të ftohtë bëhen aktive dhe kanë sezonin e ushqimit, çiftëzimit dhe lindjes, ndaj nuk ka asgjë të jashtëzakonshme dhe për t’u frikësuar. Është thjesht cikli i natyrës.

 

No description available.

No description available.

/Priza.al/

Ky artikull është ekskluziv i “Priza.al”, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Priza.al” dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *