Nuk ka ikje më të turpshme se ajo e Amerikanëve dhe e mbarë Perëndimit përfshi edhe NATO-n nga vendi që historikisht është konsideruar si “Varri i Perandorive”.
E pra sot pas ikjes edhe të Presidentit afgan Ashraf Ghani, nga zyra e tij, Kabuli dhe Afganistani ranë në pak ditë në duart e atyre që e kishin rreth 20 vite më parë dhe që me luftë ua kishin marrë edhe rusëve, një tjetër perandorie të Lindjes.
Po këtë herë përpara kamerave dhe teleobjektivëve të të gjitha agjencive ndërkombëtare të lajmeve, një soj si në Saigonin e 1975-ës, Amerikanët e braktisën me nxitim Kabulin pa bërë asnjë rezistencë, duke u shkëputur me helikopterë nga tarracat e ndërtesave të ambasadës.
Po në atë mënyrë u larguan edhe të gjithë stafet dhe punonjësit e huaj të të gjitha institucioneve ndërkombëtare që rrinin në Kabul, në një kohë që me çallma, rrecka dhe shapka me gisht, talebanët hynin qetësisht në kryeqytetin e braktisur.
Agjencitë e lajmeve kanë transmetuar gjatë gjithë ditës me foto dhe video Live, se si qytetarët e dëshmërruar kanë marrë arratinë, në një kohë që vendi sipas agjencive, është lëshuar me një marrëveshje sekrete midis qeverisë së Presidentit Biden dhe rrëgjimit Taleban.
Talebanët pretendojnë se kanë marrë nën kontroll pallatin presidencial në Kabul. Presidenti Ghani u largua nga vendi sot, por situata në pallat është ende e paqartë.
Sipas gazetarit lokal të BBC, Bilal Sarëary, i cili foli me dy afganë të përfshirë në negociata të drejtpërdrejta, pjesë e marrëveshjes ishte që Ghani të bashkohej me ceremoninë e kalimit të pushtetit brenda pallatit, por në vend të kësaj ai dhe ndihmësit e tij të lartë u larguan nga vendi.
“Punonjësit e pallatit më pas thuhet se u larguan dhe pallati ishte i lënë bosh”,- thanë ndihmësit. Talebanët më vonë i thanë agjencisë së lajmeve “Reuters” se, ata e kishin marrë atë nën kontroll. Megjithatë, nuk ka asnjë konfirmim nga zyrtarët qeveritarë.
/Burimi: BBC/Përshtati: Priza.al/