Kishte vendosur të bënte terrorizëm por kishte gjetur vendin e gabuar….
Pamjet ku policia londineze ekzekuton një terrorist në Londrën Jugore, tashmë po bëjnë xhiron e botës. Aty shikohen momentet kur efektivët qëllojnë pasi pak më parë, personi kishte tentuar t’i merrte jetën dy personave kalimtarë të rastësishëm.
“Daily Mail” ka publikuar videon e kapur nga kamerat e sigurisë dhe dëshmitarët, ku duket se dy policë kanë hapur zjarr ndaj terroristit Sudesh Amman, pasi ai plagosi dy persona dhe tentoi të qëllonte edhe policinë.
Kjo e fundit e qëlloi gjashtë herë në një distancë të afërt. Pasi u qëllua, terrosisti u “përpëlit” disa herë e më pas dha shpirt në rrugë.
Në videon e publikuar, shihen edhe kalimtarët të tmerruar nga situata kaotike që u shkaktua në rrugët e qytetit.
/Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Priza.al/