Flakët kanë përfshirë një nga ndërtesat historike në qendër të Tiranës. Pak para mesnatës, Sarajet e Toptanëve janë mbuluar nga flakët. Raportohet se zjarri u shua një herë nga zjarrfikësja por, pas largimit të saj u aktivizua përsëri ndërkohë që vetëm qytetarët dhe shërbime të policisë ndodheshin në vendngjarjë.
Forcat zjarrfikëse u rikthyen pasi u lajmëruan për të dytën herë që flakët ishin aktive dhe bënë të mundur shuarjen e tyre.
Shkaqet që çuan në rënien e zjarrit te monumenti i kulturës “Sarajet” nuk dihen ende mirëpo sipas dëshmitarëve kanë qënë klientët e një lokali aty pranë që kanë parë zjarrëvënësin teksa ikte me vrap. Ngjarja pritet që të zbardhen në vazhdim nga grupi hetimor i policisë.
Sarajet u ndërtuan rreth viteve 1833-1840 dhe janë një nga të paktat saraje feudalësh të ruajtura në qytetet e Shqipërisë. Ato përbëhen nga 32 ambiente në stilin oriental, të zbukuruara me dekoracione të ndryshme. Sarajet përbëjnë një kompleks arkitektonik me mure, oborre, puse, rrugë, porta të mëdha, banesa dhe ambiente ndihmëse.
/Priza.al/