FOTO+VIDEO/ Ja femrat që harbohet Armand Duka me Koço Kokëdhimën dhe Enkeled Alibeajn. Dhe një histori me stjuardesën…

Që Armando Duka është bërë si një “pasha” në krye të FSHF-së, kjo tashmë dihet nga i madh e i vogë. Por si mund të imagjinohej “Pashai Duka” pa harremin e tij?!

Në këtë video të një aktiviteti bërë disa kohë më parë në Bjellorusi, në emër të FSHF-së dhe me fondet e FIFA-s, UEFA-s dhe taksapaguesve shqiptarë, shihet se si Presidenti Duka, ose “Pashai i Federatës”, feston me miqtë e tij në një lokal ose clab-nate, ku për zbavitje kanë marrë edhe këngëtarë vendas, balerina por edhe striptiste.

Në krah të tij janë edhe deputeti i PD-së, Enkeleid Alibeaj, si dhe ish-deputeti socialist Koço Kokëdhima, që duket se kanë shijuar performancën e balerinave që në qendër kanë argëtimin e Pashait të Shijakut.

VIDEO+FOTO/ Duka, Kokëdhima dhe Alibeaj argëtohen në haremin e tyre me striptiste me fondet e FSHF

Ka edhe nga ata që mendojnë se prej 20 vitesh tashmë në krye të FSHF-së, Armando Duka, mund të konsiderohet edhe si “Sulltani” i institucionit më të rëndësishëm të futbollit në vend.

Në një kohë kur hijet e skandalit për trukime ndeshjes nuk kanë munguar dhe as rastet e abuzimit me fondet, sikurse janë 2.1 milionë eurot e dhëna nga UEFA, një video në Bjellorusi me simbolet kombëtare, shfaq hapur lidhjet politike të Armando Dukes me politikanë dhe ku duket fare hapur, shpërdorimi që ai i bën lekëve të FSHF-së.

Në vend që fondet e dhëna nga FIFA dhe UEFA të shkojnë për terrenet sportive apo ekipet e moshave, Armando Duka, ka zgjedhur që t’i bëjë “rrush e kumbulla” fondet në haremet e organizuara prej tij, ku nuk mungojnë as nënkryetari i PD-së, Alibeaj apo Koço Kokëdhima. Madje as i vëllai, deputeti Agron Duka, që i hedh lekë vëllait dhe balerinave.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Pamjet flasin vetë, ku shihet se si Duka ulet si “sulltan” ndërsa balerinat folklorike kërcejnë rreth tij nën ritmet e muzikës orientale.

Aspak çudi në fakt për një President FSHF-je, ku mënyra e drejtimit i ngjason atij të një sulltani, ku korrupsioni dhe trukimet kanë përfshirë çdo segment të institucionit që ai drejton.

Nga sa ka mësuar “Priza.al” në një tjetër material në vazhdim të kësaj feste, kanë ardhur për të dëfryer sulltanin Duka dhe miqtë e tij, edhe striptiste, “dhuratë” nga fondet e FSHF-së. Po ashtu gjatë këtyre “aventurave”, por gjatë kthimit për në atdhe, mësohet se Sulltani Duka, ka qenë mjaft i ngazëllyer dhe euforik sa ka dashur të “argëtohet” edhe me stjuardesat e avionit, por kjo është një histori tjetër…

/Video: Gazetatema.net/ Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *