FOTO+VIDEO/ Ja hodhi burgut, i shpëtoi hasmit, por… ‘kapo-ja’ i bandës së Yzberishit humb jetën në aksidentin tragjik

Ai ishte një person i konsideruar si i “rrezikshëm” nga të gjithë, në të gjithë atë që njihet si zona e Yzberish-Astirit, i njohur dhe i skeduar nga policia, por ishte i lirë dhe i pa ngacmuar.

Megjithatë të gjithë e dinin dhe flisnin se ai kishte ‘hasëm të fortë’, madje edhe kishte bërë edhe vrasje. Por duket se atë që nuk ia bënë hasmët, dhe as ligji, ia bëri “fati”.

Teksa po lëvizte në lagje me motorin e tij duke bërë ekzibicion, ai është përplasur nga një mjet tip “Toyota”, drejtuesja e të cilit ka përfunduar gjithashtu në spital.

Atë që nuk e bëri banda e Selitës, e bëri rastësia. Fatmir Avdillari, i njohur si “Xubi” i Yzberishit, ka ndërruar jetë pasditen e sotme, pikërisht në lagjen e tij pasi është përfshirë në një aksident të trefishtë.

Teksa po lëvizte në lagje me motorin e tij, ai është përplasur nga një mjet tip “Toyota”, drejtuesja e të cilit ka përfunduar gjithashtu në spital.

Mirëpo të njëjtin fat nuk e kishte 45-vjeçari, i cili ndërroi jetë në vend, vetëm pak metra pranë motorit të tij ngjyrë blu.

Gjithë çfarë la pas, ishte gjaku në asfaltin e bulevardit “Migjeni”, i cili u pastrua nga forcat zjarrfikësve.

Në videon e mëposhtme shihen pamjet kur në vendin e ngjarjes kanë mbërritur familjarë të Avdillarit dhe mes lotësh dhe ulërimash kanë mësuar për fatin e keq të familjarit të tyre.

Ai është dënuar më parë për vrasje, teksa pasi përfundoi dënimin u arrestua sërish për trafik droge në Kombinat, Kashar e Yzberisht në vitin 2017.

Ai dyshohej si ishte kapoja i një grupi që shpërndante drogë në këto zona, teksa gjatë operacionit ”Qelqi” iu kapën 30 kg hashash dhe një armë pa leje.

Avdillari ishte dënuar për vrasjen e biznesmenit italian Stefano Rossi, teksa ka qenë edhe pjesë e bandës së Yzberishtit në vitet ‘97 e ‘98. Vrasja u krye më 27 janar të vitit 1998, në momentin kur Rossi kishte tërhequr 30 milionë lireta nga banka dhe u ekzekutua vetëm 100 metra larg fabrikës së tij.

/VIDEO: JOQ.al/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *