FOTO+VIDEO/ Ja si do të fikeshin zjarret në Karaburun e Gjirokastër, po të mos i falte Mimi Kodheli aeroplanët te “Shega Air”    

Kemi hyrë në ditën e 11-të emergjencës kombëtare të zjarreve masive që po djegin pyje, kullota, shtëpi dhe nuk po kursejnë as jetë njerëzish, por sytë e të gjithëve, sidomos të qeverisë shqiptare janë nga qielli…

Nga qielli ose për të pritur ndihmë ajrore nga Europa, ose për ndonjë shi të mundshëm që të shkurtonte kostot financiare të operacioneve për fikje, por dhe të linte rehat drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Emergjencave Civile që të “gëzonin” pushimet veriore.

Por turpi nuk u takon vetëm këtyre të fundit dhe qeverisë, që si një vend i NATO-s sot nuk ka asnjë mjet të përshtatshëm për fikjen e zjarreve dhe këto të fundit përparojnë pa asnjë problem duke shkrumbuar çdo gjë që gjejnë përpara.

File:Albanian Air Force Nanchang Y-5 Lofting-2.jpg

Turpi duhet të jetë edhe për ish-ministrat ose ish-ministret e Mbrojtjes, që në gjithë këto vite, nuk bënë as përpjekjen më minimale për të pasur dy mjete ajrore zjarrfikëse, madje edhe mjetet që i trashëguam nga komunizmi ose u lanë të amortizoheshin dhe prisheshin, ose u prenë për skrap apo u shitën si “hekurishte” për kompanitë private.

Albanian Air Force

Në investigimin e djeshëm “Priza.al” solli me fakte dhe foto ekskluzive se si 6 aeroplanët e mbetur nga flota prej 11 “Antonov-2” që ishin të magazinuar fillimisht në ish-aerodromin e Laprakës dhe më pas në bazën e Rinasit, vetëm disa vite më parë u çmontuan dhe ju shitën apo “dhuruan” një kompanie private.

No description available.

Nga fotot ekskluzive që servirëm për lexuesit tanë, tregohej qartë se si 6 aeroplanët “AN-2” të ish-regjimentit të Laprakës, në një cep të bazës ushtarake të Rinasit u çmontuan nga mekanikët e kompanisë “Shega Air” dhe u paketuan nëpër kamionë për t’u magazinuar kush e di se ku…

No description available.

 

Si u bë “dhurimi” i 6 aeroplanëve me justifikimin për “skrap”

Sipas disa ushtarakëve të Bazës Ajrore të Rinasit, “Priza.al” mësoi se këta aeroplanë në fund të vitit 2016, u çmontuan me një urdhër të “shpejtë” të ministres së atëhershme të Mbrojtjes, Mimi Kodheli, për t’i demontuar këto mjete dhe për t’i kaluar në inventarin e materialeve ushtarake për “skrap”.

Komandës tonë i erdhi urdhri nga Komanda e Forcave Ajrore në Tiranë por me kërkesë të vet ministres Kodheli, që aeroplanët që ishin në disa parkime ushtarake rreth pistës së Rinasit në zhvendoseshin për të liruar parkimet, pasi do t’u ndryshonte destinacioni.

No description available.

Ma pas aeroplanët u sollën në hangarin e madh në Jug të bazës, aty ku është edhe komanda dhe u parkuan aty. Avionët ‘MIG’ dhe disa mjete të tjera, përfshi edhe aeroplanët ‘Antonov’ na u tha se do të priteshin dhe do të shkonin për skrap në metalurgji. Avionët MIG e dinim që nuk punonin më, por kaçatorët ‘AN-2’ ishin funksional (disa prej tyre) dhe madje na kishin thënë se do të riviheshin në punë.

Qëllimi ishte që dy të bëheshin aeroplanë mësimor ose sportiv, për pilotët e rinj dhe 4 të ishin aeroplanë zjarrfikës. Për këtë ishte thënë se do të modifikoheshin jashtë vendit, me gjasë në Rumani.

No description available.

Por kur erdhi urdhri i Kodhelit, të gjithë u habitem dhe menduam se ishte shaka… Por një ditë të bukur erdhën mekanikët e ‘Shegës’ dhe nisën që t’i bëjnë fije-fije Antonovët, dhe më pas i paketuan e i ngarkuan në kamionët e tyre.

Disa thanë se do shkonin në fabrikën e aluminit të Mal të Zi, për shkrirje, por pati  zëra që edhe se kompania private, ‘Shega’ do ti modifikonte në Ukrainë a Bullgari dhe do t’i kthente në aeroplanë turistikë. Uroj të mos shkojnë për skrap, pasi bota i përdor ende dhe ata mund të ishin aeroplanë zjarrfikës shumë të mirë, por…”,- tha në dëshminë e tij për “Priza.al” një prej oficerëve drejtues të Bazës Ajrore të Rinasit që kërkoi të mbetej anonim.

No description available.

Si do të përdoreshin për zjarret në Jug ‘AN-2’ që i mori “Shega Air”

Qeveria shqiptare po pret këto ditë për ardhje ndihme ajrore nga vendet e BE-së, me qëllim shuarjen e zjarreve që prej 11 ditësh po përcëllojnë gjithë pyjet dhe kullotat e vendit.

E në një kohë kur në vend nga zjarret ka pasur edhe viktima, shteti shqiptar gjithë forcën fikse e ka përqendruar në forcat e ushtrisë që punojmë me pompa krahu si bojaxhinjtë dhe në degë pemësh apo lopata, për fikjen e zjarreve nga tona.

Nga ajri, janë vetëm 3 helikopterë (sipas informacionit zyrtar të MM) që po hedhin ujë me kova fikse nga lartësia, pasi kryejnë inkursione të shumta nga vendi ku mbushin ujin drejt vatrave të zjarreve.

Por deri tani flakët vetëm sa kanë përparuar, pasi fikja nga ajri ka rezultuar jo fort efikase dhe nuk ka dhënë rezultatet e pritshme. Është e thjeshtë… sasia e ujit që bartin 3 helikopterët në mekanizmat ujë-hedhës është fare minimale dhe as sa 1/3 apo më pak, e asaj që mund të lëshonte një aeroplan zjarrfikës “Canadair”.

Canadair, cl 415, firecat, securita, HD wallpaper | Wallpaperbetter

(Aeropla “Canadair” i FA Italiane në aksion)

Por në kohën kur Shqipëria duhet të kishte një skuadrilje prej të paktën 6 aeroplanësh “Antonov-2” për shuarjen e zjarreve, çdo gjë me gjasë tani do të ishte eliminuar.

Avialesoohrana – Vikipedii

(Aeroplan “Antonov-2” i Federatës Ruse që po fik zjarret në pyje)

“Priza.al” po ju sjell më poshtë këto video, ku tregohet se si shtete si Çekia, Polonia, Hungaria, Sllovakia, Gjermania, Ukraina, Rusia, Vendet Balltike, Kina dhe disa shtete të Ballkanit si Bullgaria, Rumania apo edhe vende të tjerë, i kanë në përdorim “Antonov-2” si aeroplanë zjarrfikës.

Video tregon se si një “Antonov-2” kryen inkursion zjarrfikës pasi mbushet nga toka

Hoskovice, Czech Republic. 24th June, 2020. A firefighting Antonov An-2 makes a water drop during the training at Hoskovice Airport in the Czech Paradise in the Czech Paradise. An-2 aircraft is used to patrol forests to extinguish forest fires. Credit: Slavek ...

(Aeroplan “Antonov-2” i Republikës Çeke që po fik zjarret në pyje /foto e vitit 2020)

Shtete si Rusia apo Ukraina kanë shkuar edhe më tej duke i modifikuar këta aeroplanë të vjetër dhe duke i kthyer në të rinj (shikoni fotot), për qëllime jo vetëm të fikjes së zjarreve, por edhe për turizëm, aktivitete parashutizmi, shpërndarjen e postës, aero-ambulanca etj.

DM-SKL - Classic Wings Antonov An-2 at Deventer - Teuge | Photo ID 45378 | Airplane-Pictures.net

(Aeroplan “AN-2” i kompanisë gjermane ajrore “Lufthansa” i përdorur për linja të brendshme)

Shumë “Antonov-2” janë modifikuar në shtetet e mësipërme dhe janë bërë më komod, më praktik, më pak të zhurmshëm (u janë shtuar helikat e motorit dhe filtrat anti-zhurmë), më pak konsumues dhe më shumë të sigurt.

RA-2519G SibNIA, Russian Federation TVS-2DT Photo by Alexander Listopad | ID 802846 | Planespotters.net

(Aeroplan “AN-2” i modifikuar në Rusi, me motor dhe kabinë të re dhe helika që eliminojnë zhurmën)

Nuk është çudi që edhe aeroplanët e çmontuar në Rinas të ish-regjimentit të Laprakës, që u morën gjoja për “skrap” nga kompania private, të falur nga ish-ministrja Kodheli, të kthehen në Shqipëri një ditë si këta në fotot më sipër, për t’iu dhënë qeverisë shqiptare me qira për shërbime të ndryshme, apo të përdoren për turistët nëpër aeroportet tona.

No description available.

(Aeroplan “AN-2” i modifikuar i kompanisë “Shega Air”, Rinas, Tiranë)

No description available.

RA-54939 Untitled TVS-2MS Photo by Alexander Listopad | ID 803194 | Planespotters.net

(Aeroplan “AN-2” në Rusi, para dhe gjatë modifikimit në ofiçina)

No description available.

(Aeroplan “AN-2” në Rusi, pas modifikimit dhe daljes nga ofiçina)

Homeland's federal wings — RealnoeVremya.com

Corn" An-2 found a replacement

Max Grishin on Twitter: "TVS-2DTS at #MAKS2017 #SibNIA #avgeek… "

Max Grishin on Twitter: "TVS-2DTS at #MAKS2017 #SibNIA #avgeek… "

Antonov 2 Ver 2.0 | SibNIA, Antonov An-2MC (TVS-2DT), RA-251… | Flickr

RA-2847G SibNIA TVS-2DTS Photo by Alexander Listopad | ID 895539 | Planespotters.net

No description available.

/Priza.al/

Ky artikull është ekskluziv i “Priza.al”, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Priza.al” dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *