FOTO+VIDEO/ Kafshoi stjuardesën, tentoi të hapte derën e avionit… Stafi i sigurisë e ‘paketon’ kështu pasagjeren problematike    

Në linjat e brendshme ajrore në SHBA shpesh ndodhin çudira nga më të paparat dhe të padëgjuarat.

Një fluturim i linjave “American Airlines” u kthye në një “dramë surreale”, kur një pasagjere e trazuar, tentoi të hapte derën e avionit dhe shkaktoi jo pak panik dhe probleme tek pasagjerët.

Fluturim i zakonshëm nga Dallasi, Texas drejt Charlotte, në Karolinën e Veriut u kthye shpejt në një skenë të denjë për filmat e Hollywood-it, kur gruaja raportohet se i kishte thënë pasagjerit pranë saj se, “nuk donte më që avioni të fluturonte”.

Gruaja “e çuditshme” kishte vijuar të bëhej gjithnjë e më e acaruar megjithëse burri i ulur pranë saj dhe asistentët e fluturimit përpiqeshin ta qetësonin, por asgjë nuk kishte funksionuar, tregon një nga pasagjerët e fluturimit, që foli më pas me mediat.

Gruaja në të 30-at më pas ishte ngritur nga sedilja e saj dhe tentoi të hapte derën e avionit. Por ajo shpejt u mund nga asistentët e fluturimit që e imobilizuan përtokë, dhe më pas ia lidhën gjymtyrët me kapëse plastike e ngjitëse në sediljen e saj, tregojnë dëshmitarët.

Pasagjerët e ulur në rreshtat e parë u udhëzuan të zhvendoseshin në mënyrë që stafi të lidhte gruan e rrezikshme në vendin e saj.

Dëshmitarët thanë se, piloti foli në sistemin e zërit për të nxitur njerëzit të qëndronin në vendet e tyre për të qetësuar një “situatë të keqe në avion”.

An airport officer gets fed up with Schrowag and escorts her off the plane

“American Airlines” konfirmoi më vonë incidentin e rëndë, duke shpjeguar se një “kërcënim i mundshëm sigurie” detyroi ekuipazhin e avionit të ndërmerrte atë veprim. Linja ajrore shkruante se, “pasagjerja sulmoi dhe kafshoi një anëtar të stafit”.

“Për sigurinë e klientëve dhe stafit, individi u imobilizua dhe avioni u ul në aeroportin e Charlotte, ku pritej nga autoritetet e rendit dhe të emergjencave. Ne lavdërojnë ekuipazhin për profesionalizmin dhe përpjekjet për mbrojtjen e njerëzve që ishin në bord”,- shkruan kompania “American Airlines” në postimin e saj zyrtar.

Drama e rrallë e fluturimit u dokumentua fillimisht në një video në rrjetin “TikTok”, që u përhap më pas me shpejtësi në rrjetet sociale. Në të gruaja shihet që është izoluar me ngjitëse në gojë e në gjoks, me gjymtyrët e lidhura pas sediljes. Por me gjithë mbylljen e gojës, ajo raportohet se kishte vijuar ofendimet vulgare gjatë gjithë fluturimit.

Disa media thonin se, kur avioni u ul në Charlotte, gruaja u shoqërua në spital për një vlerësim psikiatrik. Nuk është e qartë nëse ajo do të përballet me akuza kriminale.

/Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *