Asgjë të veçantë dhe asnjë ndryshim nuk kanë policët holandez të këtyre dy ditëve nga ata të Hitlerit në Gjermaninë naziste në Luftën e Dytë kundër hebrenjve.
Holanda është përshirë në këtë fillim 2022-i nga protestat kundër koronavirusit të cilat orët e fundit janë përshkallëzuar dhe kanë degjeneruar në dhunë të paparë.
Mijëra qytetarë të mbledhur në Amsterdam janë bërë bashkë, duke dalë kundër masave anti-Covid të vendosura nga qeveria holandeze.
Por protesta është shoqëruar me përplasje të dhunshme mes policisë dhe qytetarëve. Në rrjetet sociale qarkullojnë video dhe foto pa fund, ku shihet edhe ndërhyrja brutale e policisë, duke u kthyer në një shesh beteje me qytetarët.
Tronditës është edhe fakti ku në video shihet se, policia ka përdorur edhe qenë sulmi për të shpërndarë turmën, ku shihet se ata janë lëshuar dhe kanë kafshuar protestues të ndryshëm.
Kjo situatë tensionuese erdhi si pasojë e heqjes dorë nga autoritetet lokale, mbi kontrollin e protestës, duke lëshuar policinë mbi protestuesit.
Pavarësisht se ishte lëshuar edhe një urdhër për shpërndarjen e turmës, kjo nuk u pranua nga protestuesit, ndaj të cilëve policia tentoi t’i shpërndajë me forcë.
/Burimi: Daily Mail/Përshtati: Priza.al/