FOTO+VIDEO/ Mbetën pa punë se falimentojë kompania, kjo ishte protesta origjinale e stjuardesave ne mes të Romës

Dhjetëra ish-stjuardesa nga linja ajrore italiane Alitalia e cila u mbyll, hoqën uniformat e tyre në qendër të Romës, dhe qëndruan të veshura vetëm me rroba të brendshme në një protestë të heshtur.

Ata po protestonin kundër humbjes së vendeve të punës dhe kushteve të punës për ish-stafin e Alitalia-s, vendin e të cilës tashmë e ka zëvëndësuar ITA Airways, linja e re ajrore që bleu markën Alitalia. Për një kohë të gjatë, me probleme financiare, linja ajrore italiane Alitalia fluturoi për herë të fundit më 14 tetor. ITA filloi të fluturojë të nesërmen, duke përdorur disa nga avionët e Alitalias.

ITA, po rekruton më pak se 3,000 nga 10,000 punonjësit e Alitalia-s. Ajo filloi me 2,800 punonjës – 70 për qind e të cilëve janë nga Alitalia – dhe thotë se pret të rrisë numrin e fuqisë punëtore në 5,750 deri në vitin 2025.

Kjo ka qenë shkas i kësja proteste të vecantë të ndërmarrë nga grupi i stjuardesave. Ata shihen në rresht dhe heqin uniformat e kompanisë tashmë të falimentuar. Ata qëndruan zbathur, të veshur vetëm me një këmishë nate, në heshtje për disa minuta. Pastaj mblodhën me kujdes rrobat dhe këpucët e tyre dhe së bashku bërtitën: “Ne jemi Alitalia!”

“Ne kemi ardhur këtu për të shprehur, mbi të gjitha, dhimbjen tonë. Solidariteti shkon edhe për të gjithë kolegët tanë të punësuar nga ITA dhe të cilët u detyruan të nënshkruajnë një kontratë poshtëruese pune ”, thanë gratë.

Marka e re, pavarësisht se ka blerë të drejtat për të përdorur emrin, nuk ka asnjë lidhje ekonomike dhe juridike me Alitalia. ITA pagoi 90 milionë euro (rreth 75 milionë £) për të drejtat e markës dhe faqes së internetit Alitalia.

“Ndërprerje nuk do të thotë të mohosh të kaluarën, por të evoluosh për të vazhduar me kohën”, tha në një deklaratë presidenti i ITA, Alfredo Altavilla.

/Burimi: DailyMail/ Përshtati: Priza.al/

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *