Një incident ka ndodhur mesditën e sotme në Rrugën e Kavajës, ku siç shihet nga pamjet e siguruara nga Priza.al makina është shkrumbuar e tëra.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të ’21 dhjetorit’ dhe fatmirësisht drejtuesi i mjetit, 27-vjeçari me iniciale E.S ka dalë në kohë nga makina . “Priza.al” bën të ditur se mjeti është tip “S Class” dhe siç shihet nga videoja automjeti ka pësuar problem në mes të rrugës, gjë e cila ka shkaktuar edhe trafik në zonën e ’21 dhjetorit’ për shkak të pranisë së zjarrfikëses dhe policisë.
Nuk bëhet e ditur cila mund të ketë qenë arsyeja nga se makina ka marrë flakë. Nga informacionet e para bëhet e ditur se nuk ka viktima apo të lënduar dhe policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e shkaqeve të këtij incidenti.
NJOFTIMI I POLICISË:
“Rreth orës 14:55, në Rrugën e Kavajës, dyshohet se si pasojë e një difekti teknik ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues E. S, 27 vjeç, ku ka vetëm dëme materiale. Nuk ka probleme për drejtuesin. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.
/Priza.al/