Prej disa vitesh tashmë Dubai është kthyer në një prej destinacioneve të qejfit, shthurjes dhe degjenerimit në Lindjen e Mesme, duke bërë që nga gjithë Europa, Afrika dhe Azia të dynden femra që punojnë si prostituta klasi ose thënë ndryshe “eskorta”.
Ky qytet-shtet pjesë të Emirateve Arabe, është kthyer në një destinacion të preferuar edhe për shumë shqiptare, personazhe VIP dhe madje edhe vajza që shkojnë aty për punë.
Por jo të gjitha femrat në Dubai janë eskorta, edhe pse shumë ngatërrohen apo merren për të tilla kur janë aty.
Kjo ka ndodhur edhe me një grup fotomodelesh të cilat janë arrestuar menjëherë nga policia në Dubai, pasi dolën nudo në ballkonin e një prej hoteleve më luksoze në vend.
Modelet seksi u arrestuan me akuzën e “shthurjes” dhe rrezikojnë nga 6 muaj burg secila dhe një gjobë të paktën prej 1000 eurosh për person, raportonte sot “Daily Mail”.
Videoja është regjistruar në mes të ditës në ballkonin e një ndërtese që ndodhet në lagjen luksoze të “Marinës” në Dubai, ku shihet se, dikush nga punonjësit po i bën video dhe foto.
Imazhet “hot” përveç se kanë bërë xhiron në mediat botërore, kanë tronditur autoritetet e Emirateve, që edhe pse kanë ligje më të lehta në krahasim me vendet e tjera të Gjirit, nuk lejojnë alkoolin, puthjen në publik dhe zhveshjen.
Deri tani ende nuk dihet identiteti dhe kombësia e vajzave të arrestuara, apo agjencia që i çoi ato aty.
/Burimi: Daily Mail/Përshtati: Priza.al/