Një tjetër atentat ka ndodhur në Greqi, ku viktimë ka mbetur një biznesmen shqiptar i cili është ekzekutuar në kryeqytetin grek Athinë.
Biznesmeni shqiptar mësohet se është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në Atikë. Mediat greke shkruajnë se shqiptari ishte duke qëndruar së bashku me një shok, pranë pikës së karburantit që e kishte në emër të gruas së tij greke, kur nga një makinë u hap zjarr në drejtim të tyre.
Si pasojë e plagëve shqiptari ndërroi jetë, ndërsa shoku i tij ndodhet i plagosur në spital. Disa minuta më vonë, autorët dogjën makinën, ndërsa ende nuk ka asnjë të arrestuar për krimin dhe motivet
Siç raportojnë mediat greke, nga një makinë ka ndaluar para një karburanti u hap zjarr nga personat që ndodheshin brenda mjetit. Për pasojë mbeti i vrarë në vend pronari i stacionit të benzinës, shqiptar, si dhe punonjësi i tij ka mbetur i plagosur rëndë.
Menjëherë pas ngjarjes, një makinë “BMW”, ndoshta e autorëve, është gjetur e djegur në “Avenue Kifissos”.
Forca të policisë kanë shkuar në vendngjarje, dhe mediat raportojnë se zona është rrethuar ndërsa po punohet për kapjen e autorëve.
/Priza.al/