Dukej sikur “Posejdoni” kishte hapur “vorbullën e zjarrit” dhe po nxirrte prej andej përbindëshat e detit…
Një fenomen i jashtëzakonshëm dhe me pasoja të mëdha mjedisore është konsumuar në 48 orët e fundit në Gjirin e Meksikës. Në atë që në pamje të parë dukej si zjarr në mes të oqeanit, apo shpërthimi i një vullkani nënujor, në fakt fshihej një aksident teknologjik i ndodhur mbase për shkak të pakujdesisë njerëzore.
Kompania shtetërore e naftës e Meksikës tha se, një zjarr i shkaktuar nga një këputje në një tubacioni gazi nënujor në Gjirin e Meksikës, ka përfunduar me sukses, por videot që tregojnë përpjekjet për të shuar atë, bënë xhiron e rrjetit.
“Zjarri në det u shua në 10:45 pas mëngjesit, pas një rrjedhje gazi rreth 500 metra nga një platformë shpimi”,- shkruan në Twitter zyrtarët e Ministrisë së Industrisë meksikane.
Sipas tyre, nuk pati asnjë lëndim dhe u deshën rreth 5 orë për të sjellë situatën nën kontroll.
/Burimi: Daily Mail/Përshtati: Priza.al/