FOTO+VIDEO/ ‘Paralizohet’ nga stuhia e borës, Greqia nxjerr ushtrinë! Ndërpritet energjia, mbyllen shkollat, mjetet e bllokuara në rrugë

Reshjet e dendura të dëborës dhe ulja e temperaturave kanë sjellë probleme të shumta në Greqi, ku qeveria ka nxjerrë në rrugë ushtrinë për të ndihmuar në hapjen e rrugëve dhe largimin e mijëra automjeteve të bllokuara në akset e periferisë të Athinës.

Ndonëse autoritetet kishin paralajmëruar banorët që të shmangin lëvizjet e panevojshme, sërish mijëra grekë dolën në rrugë me automjetet e tyre por pa zinxhirë ose goma dimërore,duke krijuar kaos në trafik. Më herët ministri i emergjencave civile Kristos Stilianidhis,tha se pritet një natë e vështirë në zonën e Atikës, Evias dhe Ishujve të Egjeut. Mijëra automjete janë aktualisht të bllokuara në aksin Atiki Odhos dhe në akset periferike të Athinës.

Gjatë gjithë natës, ekipet e shpëtimit mundën të nxjerrin nga ky aks më shumë se 1800 vetura dhe kamionë, ndërsa mbeten ende të izoluar më shumë se 1200 te tjerë. Shumë prej makinave nuk kanë më karburant dhe furnizime me ushqime, ndaj dhe gjatë natës është tentuar furnizimi dhe më pas zhbllokimi i automjeteve.

Në aeroportin e Athinës janë mijëra persona të izoluar, në pritje të evakuimit pasi aksi që lidh aeroportin me kryeqytetin mbetet i bllokuar prej 18 orësh. Edhe në kryeqytet është pezulluar pothuaj fare trafiku, ndërsa automjetet e pakta që lëvizin janë të pajisura me zinxhirë.

Temperaturat kanë arritur në -16 gradë në disa zona të vendit, ndërsa ekipet teknike po punojnë për të mbajtur funksionale linjat e energjisë elektrike. Ndërprerje energjie janë shënuar në periferi të Athinës dhe në zonën e Evias.

Mbrojtja civile përsëriti apelin që qytetarët të mos dalin nga banesa nëse nuk kanë një arsye të domosdoshme si dhe tërhoqi vëmendjen për kujdes maksimal prej atyre persove që dalin në rrugë, pasi trotuaret kanë ngrirë dhe  rreziku i dëmtimeve trupore prej rënies është mjaft evident.

Kujdes duhet bërë edhe prej rënies së pemëve, pasi prej reshjeve të dendura, mijëra pemë janë rrëzuar duke demtuar automjetet poshtë tyre.

Ministria e mbrojtjes dërgoi qindra forca ushtarake për të çbllokuar arteriet kryesore,ndërsa mbrojta civile u bëri apel banorëve të qëndrojnë në shtepi pasi edhe gjatë 24 orëve të ardhshme situata pritet të jetë e njëjtë.

Autoritet vendosën që të martën të jenë të mbyllura të gjitha bizneset e zonave të prekura, ndërsa janë vënë në gadishmëri të plotë gjithë mekanizmat shtetëror në Athinë u mbyllën shkollat zyra dhe institucione. qeveria greke u ka bërë me dije punonjësve të administratës publike se për shkak të situatës së rënduar mund të mos shkojnë në punë gjatë ditës së martë.

attiki-odos-apegklwvismos__11_

attiki-odos-apegklwvismos__10_

attiki-odos-apegklwvismos__9_

stratos-attiki-odos__1_

stratos-attiki-odos__2_

/Burimi: Protothema/ Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *