FOTO+VIDEO/ ROOK, ‘bisha’ ushtarake e Izraelit e pajisur me dron dhe pa pilot!

Kompania izraelite Elbit Systems dhe prodhuesi amerikan Roboteam kanë bashkuar forcat për të prodhuar ROOK-un, veturën autonome ushtarake të pajisur me dron. Fjala është për një mjet motorik 6×6 UGV (Unmanned Ground Vehicle) që është plotësisht autonome, pra pa pilot, dhe mund të lëviz nëpër terren malore.

Izraeli përdor mjete tokësore pa pilot me Divizionin e tij të Gazës.

Me gjashtë rrota, automjeti është UGV-ja më e fundit që ka hyrë në treg. Kompanitë thonë se Rook është një mjet ushtarak me shumë ngarkesë që përmban “dizajn unik dhe totalisht autonom që ofron një kombinim të kapacitetit më të madh, manovrueshmërisë së përmirësuar dhe shkathtësisë së domosdoshme në terren, të cilat janë thelbësore për efektivitet më të madh të misionit”.

UGV-të “sigurojnë një zgjidhje operacionale gjithëpërfshirëse që redukton viktimat dhe lehtëson reduktimet afatgjata të personelit”

I pajisur me dron, ky mjet dhe fluturakja mund të bartin armë të ndryshme. ROOK gjithashtu mund të kryej funksione tjera duke ia ndërruar disa komponentë për të cilat nuk duhet një teknik i kualifikuar.

Trending news: Watch: Israel created killer 'robot army', can replace  humans on dangerous border - Hindustan News Hub

Është një mjet plotësisht autonom që mund të lëviz lirshëm nëpër terrenet malore qoftë natën apo ditën, të bartë pajisje, evakuoj të plagosurit si dhe të kryej detyrën e mbledhjes së të dhënave duke përdorur një teledirigjim nga distanca.

Rook 6x6 military UGV autonomously traverses rough terrain

Falë teledirigjimit me ekran 7-inç, ROOK mund të kontrollohet në kohë reale nga distanca, e kur është fjala për energjinë, është i pajisur me bateri dhe gjenerator të brendshëm – kështu që ky mjet motorik mund të lëvizë me shpejtësi prej 30 kilometra në orë.

ROOK peshon 1,200 kilogram, ka profil të ultë. Kjo nënkupton se mund të bartë peshë (mallra, armë e të plagosur) deri në 1,200 kilogramë. Elbit ka publikuar videon që shfaq ROOK përkrah ushtarëve që merr urdhrat e tyre dhe kryen punët nëpër terrenet malore.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *