Një aeroplan i vogël është rrëzuar në San Diego të SHBA-së duke lënë të vdekur sipas autoriteteve të gjithë pjesëtarët në bord. Përplasja ka ndodhur në orën 19:15 sipas kohës lokale të së hënës, e kjo ka bërë që edhe rreth 2500 konsumatorë të mbeten pa energji në zonë.
Zyrtarët e zjarrfikësve nuk e dinë se sa njerëz ishin në bordin e avionit, por po punojnë me supozimin se ata kanë vdekur, thanë autoritetet për një stacion lokal NBC.
Ndërkohë nuk raportohet për viktima apo të lënduar në terren. Në videot e mëposhtme vihet re zjarri dhe tymi që ka ‘pushtuar’ zonën.
/Priza.al/