FOTO+VIDEO/ Serbia rreshton tanket dhe ushtrinë në kufirin me Kosovën: Presim urdhrin e Vuçiç! Çfarë po ndodh në Ballkan…?!  

Pikërisht kur u mendua se situata do të normalizohej, dhe se mes palëve mund të gjendej një zgjidhje, Serbia është hedhur në revansh dhe ka vendosur që të tregojë “muskujt”.

Ky shtet ka rreshtuar që prej dy ditësh repartet më të mira elitë të ushtrisë pranë kufirit me Kosovën. Tensionet e ditëve të fundit lidhur me reciprocitetin për targat, bënë që forcat e armatosura të këtij shteti të vendosen në gatishmëri të lartë për luftim.

Ato janë të vendosura në Rashkë dhe Novi Pazar. Serbia pretendon se me këtë po dërgon një mesazh të qartë për palën tjetër.

“Ushtria jonë nuk provokon, por është e gatshme të mbrojë njerëzit nëse ndodh diçka që rrezikon jetët e tyre. Është e rëndësishme për mua të shoh që këta ushtarë janë të përgatitur dhe gati. Pajisjet që kemi blerë janë në duart e duhura dhe shumë profesionale”,- tha Nebojsha Stefanovic, ministri i Mbrojtjes së Serbisë.

Kjo erdhi pas raportimit se situata është tensionuar. “Kemi një situatë ku në Bërnjak janë dhunuar tre serbë nga njësitë speciale të ‘ROSU’-t”,- tha Goran Rakiç, ministër i Kosovës për Komunitete.

Pavarësisht se policia e Kosovës mohoi diçka të tillë, reagimet nga Beogradi kanë qenë të shpejta. Madje paralajmërohet se ushtria po pret një urdhër nga presidenti, Aleksandër Vuçiç, për të vepruar.

“Dhunimi i serbëve është fatkeqësi. Presidenti Vuçiç kishte të drejtë kur tha se kjo do të ndodhte. Kjo ishte pjesë e një fushate të organizuar”.

Ndërkohë, ka pasur raportime që Serbia ka dërguar dhe disa njësi speciale të xhandarmërisë në Jarinjë dhe Bërnjak që kanë infiltruar brenda territorit kosovar, madje kanë vënë nën kontroll edhe pika strategjike duke dislokuar aty snaiper.

Nga ana tjetër, njësitë më të mira të ushtrisë serbe janë në gatishmëri, me tanke, autoblinda, artiljeri, avionë, helikopterë sulmi, madje edhe drone luftarakë.

/VIDEO: A2Cnn/ Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *