Shpërthimi i vullkaniT në Oqean pranë Tonga, ka qenë 100 herë më i fuqishëm sesa bomba bërthamore që Shtetet e Bashkuara e hodhën mbi Hiroshimë, ka njoftuar agjencia hapësinore amerikane NASA.
Shpërthimi i javës së kaluar shkatërroi plotësisht ishullin vullkanik në veri të qytetit Tonga Nukualofe, e është konfirmuar se cunami ia ka marrë jetën tre personave.
Sipas ekspertëve, më shumë se katër të pestat e popullsisë në Tonga janë goditur nga pasojat e shpërthimit të vullkanit nënujor.
The eruption was so powerful it destroyed an island and triggered a tsunami. To measure its force, scientists used a scale also used to assess the blast yield of nuclear weapons.#TongaVolcano
— Business Insider India?? (@BiIndia) January 19, 2022
Pas shpërthimit të vullkanit që shkaktoi një cunami, ka ekzistuar frika se burimet e ujit janë ndotur me hirin e vullkanit, e pas testimit të shtunës është konstatuar se ujërat nëntokësore janë të sigurta për pije.
NASA thotë se shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm, sa që është zhdukur plotësisht “një pjesë e tokës të dy ishujve të vjetër.
/Priza.al/