FOTO+VIDEO/ Shqipëria ka mbetur me mortaja, por Ushtria e Kosovës së shpejti pajiset me bateri raketash dhe helikopterë tank-shkatërrues  

Pajisja me armë të reja konvencionale i Serbisë dhe zhvillimi nga ana e saj i teknologjive të reja ushtarake, por detyron shtetet fqinje me këtë vend, që të përshpejtojnë në armatosjen e tyre, me qëllim ruajtjen e balancave.

Duket se pas Kroacisë dhe Sllovenisë, radha po i vjen edhe Ushtrisë së Kosovës, e cila në planet për 3 vitet e ardhshme parashikon jo vetëm përsosjen e anës njerëzore, por edhe përmirësimin e kapaciteteve luftarake mbrojtëse.

Vetëm kohët e fundit Ushtria e Kosovës ka marrë nga Shtete e Bashkuara disa ngarkesa me armatime dhe pajisje ushtarake, që kanë qenë një dhuratë për FSK-në.

May be an image of outdoors

Një numër i konsiderueshëm autoblindash të tipit ASV i’u dhuruar Ushtrisë Kosovare së fundi nga Ushtria Amerikane, pas dhurimit më herët të shumë automjeteve 4×4 të tipit “Humer”  me të cilat ushtria e këtij vendi ashtu si ajo e Shqipërisë është pajisur dhe ka në posedim.

Por në ndryshim nga ushtria shqiptare e cila edhe pse një anëtare e NATO-s, ka mbetur vetëm me disa mortaja 85 dhe 110 mm, si dhe nuk po arrin që të çojë shpenzimet për ushtrinë as në masën e 2% të buxhetit, Kosova ka të tjera plane.

Pin on Albanian Armed Forces

Shteti më i ri shqiptar në Ballkan, duket se e ka marrë seriozisht çështjen e mbrojtjes së tërësisë territoriale dhe të të bërit të një ushtrie të aftë të përballet me çdo lloj agresioni.

Nën shembullin e ushtrive më të mira të vendeve të NATO-s dhe nën kuadrin e projektit “Smart Defense” të ideuar nga SHBA-të për vendet partnere, Ushtria e Kosovës në 3 vitet e fundit parashikon që të bëjë shpenzime serioze për armatimin.

Thunderbolt-2000 - Wikipedia

Drejtuesit dhe ekspertët e kësaj ushtrie , duket se kanë hedhur sytë nga ushtritë e vendeve si Gjermania, Zvicra apo Izraeli, me të cilat në vitet që vijnë do të lidhen marrëveshje të ndryshme për blerjen e teknologjive të armatimit dhe armëve konvencionale.

Në një plan të afërt Ushtria Kosovare, siç mësohet nga agjenci lajmesh të rajonit, ka blerjen e sistemi rraketor anti-tank dhe anti-këmbsori nga Gjermania, “Thunderbolt-2000 artillerysistem”, të cilin e kanë në përdorim shumë shtete perëndimore dhe jo vetëm.

File:Thunderbolt 2000 MLRS Display at Ching Chuang Kang AFB Apron  20140719.jpg - Wikimedia Commons

Këtë sistem e ka blerë vitet e fundit edhe ishulli i Tajvanit, për t’i bërë ballë agresionit kinez, në rast të ndonjë lufte të mundshme.

 

 

Por ndryshe nga Tajvani, Kosova duket se do të marrë në përdorim edhe armatime të tjera nga aleatët e saj, ku një skuadrilje me helikopterë tank-shkatërrues të prodhimit amerikan, të tipit “OH-58D Kiowa” flitet se shumë shpejt do t’i dhurohet edhe ushtrisë së këtij vendi siç ju dha edhe asaj të Kroacisë dhe Greqisë.

Pin on Air Force

Planet për modernizimin e Ushtrisë së Kosovës dhe bërjen e investimeve strategjike i ka pranuar edhe vetë ministri Kosovar i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në një kohë që paraardhësi i tij, Rustem Berisha, kishte folur disa kohë më parë për një plan të detajuar mbrojtjeje që do të shtrihej në 10 vitet e ardhshme.

https://www.youtube.com/watch?v=WdAbq-WDN48

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *