FOTO+VIDEO/ Topa uji me presion dhe granata me gaz lotsjellës drejt emigrantëve. Përshkallëzohet kriza në kufirin Poloni-Bjellorusi  

Rojet kufitare të Polonisë shkëmbyen goditje sot me emigrantët e bllokuar në kufirin lindor me Bjellorusinë, duke përdorur granata shurdhuese, gaz lotsjellës dhe pompa uji me presion, me gjithë temperaturat e ulëta ku emigrantët jetojnë prej më shumë se një jave.

Autoritetet e Varshavës urdhëruan masën ekstreme të ujit me presion pas goditjeve me gurë e fishekzjarrë prej emigrantëve , shkruan britanikja “MailOnline”.

Një oficer policie ishte dërguar në spital pas një goditjeje në kokë thanë autoritetet.

Rreth 4,000 refugjatë të dëshpëruar janë mbledhur para gardhit të kufirit të Polonisë, teksa Perëndimi akuzon se janë ndihmuar të vijnë aty nga autoritetet e Minskut.

Të paktën 11 emigrantë kanë humbur jetën deri tani, sipas raportimeve, në të dyja anët e gardhit, teksa fluksi i njerëzve në vendndodhje ka nisur që prej verës.

Një prej tyre ishte një 19 vjeçar nga qyteti i Homs në Siri, i cili u varros të hënën.

Pala bjelloruse dukej sot se detyronte emigrantët të kalonin në anën tjetër, me anë të të çarave në gardhin kufitar, të cilave policia dhe ushtria polake i përgjigjej me mjete sprapsëse.

Tashmë një flotë mjetesh ujëlëshuese janë thirrur në pikën kufitare mes Kuznica e Bruzgi, ku kriza humanitare e njerëzve të bllokuar sa vjen e përkeqësohet.

Një zëdhënës i rojeve kufitare polake tha për mediat: “Emigrantët në pikën kufitare të Bruzgi nga ana bjelloruse, sulmuan sot rojet kufitare polake dhe ujë me presion u përdor kundër emigrantëve agresivë”.

“Emigrantët lëshuan gurë dhe objekte tymuese ndaj rojeve kufitare polake”.

“Një shpërthim i fortë u dëgjua dhe një dru i madh u lëshua nga ana tjetër e gardhit, nga të huaj agresivë”,- shtoi ai.

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov tha sot se, përdorimi i gazit lotsjellës dhe i ujit me presion është “i papranueshëm” nga rojet polake kufitare.

“Sjellja e rojeve polake kufitare është absolutisht e papranueshme. Gaz lotsjellës dhe ujë me presion u qëllua mbi kokat e emigrantëve, në drejtim të Bjellorusisë”,- tha mes të tjerash Lavrov.

A migrant hauls on a pole at the fence today as Polish police are seen holding up their shields to protect from projectiles

Water cannon and tear gas are used to disperse migrants at the frontier this morning

Smoke from police tear gas grenades billow across the border as migrants attempt to breach the fence

Migrants sit around a camp fire at the border on Tuesday as skirmishes break out with the guards nearby

Water is sprayed at migrants camped along the border on Tuesday as a helicopter flies overhead

A police water cannon fires over the border fence as migrants hurl objects at the troops

A Polish Border Guard helicopter flies over the frontier this morning

Police vans make their way down a highway close to the border as the migrant crisis continues

Water cannon is unleashed on the migrants as the crisis on the EU border enters its second week

Migrants shield their faces from tear gas during skirmishes at the border on Tuesday morning

Two Polish soldiers are seen sitting in the back of an army truck on the way to the frontier today

Migrants wrapped in blankets to protect from the cold stand at the Belarus-Poland border this morning

Troops on their way to the front as the migrant continues for a second week

/Burimi: Daily Mail/Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *