Një tjetër tragjedi ka goditur sot një tjetër familje shqiptare në Greqi, ku si pasojë e nja aksidenti kanë humbur jetën burri, gruaja dhe vajza e tyre.
Aksidenti ka ndodhur në Lamia të Greqisë. Makina e tyre tip “Toyota” është përplasur me një tanker karburanti, duke u kthyer në një grusht hekurishtesh.
Referuar mediave greke, aksidenti ka ndodhur saktësisht në aksin Xyniada-Koromilia, pranë zonës së Domokisit në Greqi.
Nga përplasja, sipas mediave greke, kanë ndërruar jetë në vend, burrë e grua, 46 dhe 43 vjeç, si edhe vajza e tyre 22 vjeçe.
I gjallë nga makina e copëtuar është nxjerrë vetëm djali 17-vjeçar. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr mjekimin nga stafi i spitalit të Lamias, shkruajnë mediat greke.
Duke folur për mediat lokale, përfaqësuesi i komunitetit të Koromilas, Dimitris Giataganas, u shpreh se zona ku ndodhi aksidenti, është kthyer në një aks tepër të rrezikshëm kohët e fundit, për shkak të degradimit të rrugës.
“Për dekada këtu nuk ka ndodhur asnjë aksident, por së fundmi kemi parë një numër të madh aksidentesh fatale. Asfalti është degraduar dhe me shiun e parë kthehet në gjalpë. Jemi me fat që nuk jemi vrarë deri më tani ne, që e përdorim këtë rrugë çdo ditë”,- u shpreh ai.
/Priza.al/